INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e ka shkelur Meta Kushtetutën? Komisioni i Venecias jep përgjigjen më 11 tetor

A e ka shkelur Meta Kushtetutën? Komisioni i Venecias jep përgjigjen më 11 tetor

Publikuar më: 11:46 11-09-2019

Komisioni i Venecias ka zhvilluar sot një takim me deputetët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. 

Ata janë pyetur lidhur me vendimin që pritet të jepet mbi pyetjen a e ka shkelur Presidenti Meta Kushtetën me zhdekretimin e 30 qershorit. "Morëm informacionin e duhur në të gjithë takimet që zhvilluam dhe do ta japim opinion tonë më 11 tetor”, tha Kaarlo Tuori, kryetari i delegacionit të Komisionit të Venecias.
Kaarlo Tuori tha se kanë mbetur të kënaqur nga të gjitha takimet që kanë zhvilluar. Kujtojmë se ata janë takuar me kreun e shtetit, Ilir Metën; Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin; përfaqësuesit e opozitës së re në Kuvend, përfaqësuesit e PD-së dhe LSI –së jashtë Kuvendit për të krijuar mendimin e tyre në e ka shkelur apo jo Presidenti Ilir Meta Kushtetutën me shfuqizimin e zgjedhjeve vendore të qershorit.
Ndërkohë, Komisioni Hetimor duhet ta mbyll hetimin për Metën deri më 8 tetor. Maxhoranca ka deklaruar se nuk do të marrë asnjë vendim pa ardhur Opinioni i Komisionit të Venecias.

Article Logic
Execution time: 0.01944899559021