INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të rritet çmimi i naftës? Ja sqarimi i ministres së Ekonomisë

A do të rritet çmimi i naftës? Ja sqarimi i ministres së Ekonomisë

Publikuar më: 15:12 11-07-2019

Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj thotë që nuk do ketë taksë shtesë mbi kraburantin e për pasojë shtrenjtimin e naftës në vend. Në një postim në Tëitter ajo shprehet se ky eshte nje produkt i fantazise se opozites, duke qartesuar se nuk do te kete asnje rritje taksash.

Deklaraten e Denajt, e ka mbeshtetur edhe kreu i ekzekutivit, Edi Rama.

“Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja!”, shkruan Denaj në Tëitter.

danaj_per_naften.jpg

Ndërkohë, pas këtij sqarimi ka reaguar ish-deputeti i PD, Agron Shehaj që thotë se qeveria mashtron. “Qeveria mashtron qytetarët duke mohuar taksën e re mbi naftën. Ligji i ri parashikon shprehimisht që burimi financiar i agjencisë mbi menaxhimin e rezervave të naftës do të jetë: “Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1..", shkruan Shehaj, duke theksuar në vijim se ajo që quhet tarif është në të vërtetë taksë. “Rama bën lojra fjalësh. Edhe taksën prej 5 eurosh të Rrugës së Kombit e quajti tarifë por pak rëndësi ka si e quan. E vërteta është që kemi të bëjmë me taksën e radhës për shërbime të panevojshme, që nuk ka për qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve por vetëm një mënyrë të re për të pasuruar veten dhe miqtë e tij oligarkë në kurriz të popullit me të varfër në Europë”, u shpreh ish-deputeti.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0069611072540283
    array(1) { ["section"]=> string(71) "a-do-te-rritet-cmimi-i-naftes-ja-sqarimi-i-ministres-se-ekonomise-98358" }