INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë për përdoruesit e automjeteve, mësoni për çfarë bëhet fjalë

Lajm i mirë për përdoruesit e automjeteve, mësoni për çfarë bëhet fjalë

Publikuar më: 12:09 30-11-2018

Të gjithë qytetarët që përdorin automjetet kanë marrë një lajm pozitiv ditët e fundit. Çmimi i karburanteve ka shënuar një rënie të lehtë me 7 lekë për litër ditët e fundit në tregun vendas. Në pikat e tregtimit një litër naftë shitet me 175 lekë dhe një litër benzinë me 177 lekë. Më parë, nafta tregtohej me 182 lekë. Tendenca e rënies së çmimit është shtrirë në të gjitha pikat e karburanteve në vend, ku çmimi për litër është ulur me rreth 7 lekë për litër.

Operatorët e tregut pohojnë se tregu ka reflektuar rënien e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Në bursa, treguesi referencë i naftës europiane Brent, ka zbritur në 60 dollarë për fuçi, nga 85 dollarë që ishte niveli më i lartë i vitit, në mes të muajit tetor. Rritja e karburanteve në bursa u reflektua dy herë në tregun vendas, në qershor dhe tetor me nga 5 lekë për litër përkatësisht, duke e çuar nga 172-173 lekë në fillim të vitit në 182-183 lekë deri pak ditë më parë.
Por, pavarësisht rënies, nafta në tregun vendas mbetet më e shtrenjtë sesa një vit më parë, ndonëse në bursa ka zbritur përtej nivelit që ishte në nëntor 2017

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824