INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të rivendosen vizat për shqiptarët? Ja çfarë thotë zëdhënësja e KE

A do të rivendosen vizat për shqiptarët? Ja çfarë thotë zëdhënësja e KE

Publikuar më: 15:52 03-06-2019

Zëdhënëse e Komisionit Europian, Natasha Bertaud, ka reaguar lidhur me kërkesën e Holandës për heqjen e vizave për shqiptarët. Ajo ka sqaruar hapat që do të ndihen në vijim, ndërsa thekson se më parë Komisioni Europian nuk ka marr një kërkesë të tillë. 

‘’Në varësi të situatës do të shihet dhe sa do të zgjasë procedura, kjo është një kërkesë që bëhet për herë të parë. Hapi ynë i radhës është të njoftojmë Këshillin dhe Parlamentin. Në rast se kjo kërkesë do të miratohet, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë. Ne do të kryejmë një proces të plorë analizimi të rrethanave dhe më pas gjetjet do ia dërgojmë Parlamentit”, është shprehur zëdhënësja e KE.

Të premten e javës së shkuar qeveria e Holandës zyrtarisht i kërkoi Brukselit rivendosjen e regjimit të viazave për shqiptarët. Kërkesa vjen për shkak të rolit të shqiptarëve në grupet e krimit të organizuar dhe kërkesat e larta për azil.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217