INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
9 mln dollarë për 140 sekonda, Mayweather bën ‘’çmendurinë’’ kundër rivalit japonez

9 mln dollarë për 140 sekonda, Mayweather bën ‘’çmendurinë’’ kundër rivalit japonez

Publikuar më: 12:18 01-01-2019

Mayweather i kanë mjaftuar vetëm 139 sekonda për të mundur rivalin e tij japonez, Tenshin Nasukawa në ndeshjen miqësore të zhvilluar, në shtetin aziatik.

Mayweather rikthehej në ring pas 18 muajsh, që pas fitores ndaj Conor McGregor, në gusht të 2017-ës.

Ai me goditjet që i solli kundërshtari arriti ta ulë atë dy herë në tapet dhe në këtë mënyrë gjyqtari e ndali ndeshjen që në raundin e parë.

Shuma që boksieri amerikan, tashëm i tërhequr fitoi nga kjo ishte 9 mln dollarë dhe është e paimagjinueshme kur mendon se si mund të fitosh kaq shumë para në vetëm 139 sekonda.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225