INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
8 mënyra të thjeshta për t’iu larguar stresit kur nuk mund të shkoni me pushime

8 mënyra të thjeshta për t’iu larguar stresit kur nuk mund të shkoni me pushime

Publikuar më: 15:27 13-06-2016

1.      Hiq dorë nga “Duhet”

Ndaloni së thëni vetes që duhet t’i bëni disa gjëra të caktuara. Nëse nuk është një domosdoshmëri, mos mendoni më tepër nga ç’duhet. “Duhet” është kleçkë që të bën të ndihesh fajtore që paraqitet e maskuar si detyrim. Kjo ju merr shumë kohë dhe ju dhuron shumë stres. Ju mund të thoni vazhdimisht: “Duhet të ngrihem më herët që të kem mundësi të bëj më shumë gjëra”, “Duhet të bëj Yoga çdo ditë”, “Duhet të harxhoj më pak kohë në telefon”. Por po sikur të thoni më mirë: “Duhet të bëj çfarëdo që më bën të ndihem mirë në këtë moment”? Provojeni. Do të jetë çliruese.

 

2.      Gjej një ushtrim të shkurtër çlodhës të përditshëm

Yoga do të ishte një mundësi e mirë. Në Youtube mund të gjeni plot video që varionë nga yoga për fillestarë deri në ato për më të sprovuarit. Përfitoni kështu 3 gjëra: i jepni vetes tuaj 15 minuta kohë, përmirësoni qarkullimin e gjakut në kokën dhe trupin tuaj dhe tërhiqni e relaksoni muskujt tuaj të tendosur.

 

3.      Llastoje veten

Pavarësisht sa e vogël mund të jetë dil nga shtëpia dhe bëj diçka që të bën të ndihesh mirë. Nuk i keni krehur flokët si duhet për një muaj? Shkoni në në parukeri dhe bëni një trajtim flokësh. Shpatullat janë të lodhura dhe ju dhembin? Bëni një akupunkturë ose masazh. Provoni t’i fusni këmbët në vaskë me ujë të ngrohtë ndërsa dëgjoni muzikë relaksuese apo një libër audio. Nëse doni që të shijoni një eksperiencë tërësisht çlodhëse, duhet të mësoni ta dëgjoni trupin tuaj dhe ta lini atë t’ju thotë se çfarë do.  

 

4.      Largohu për një ditë

Të ndryshosh pamjet dhe të t’i largohesh rutinës do ta çlirojë mendjen tuaj. Braktisni gjithçka dhe vendoseni që gjatë kësaj dite, asgjë nuk ka rëndësi.

 

5.      Ndërto për veten një rutinë të përditshme

Një nga librat e mirëqënies “Miracle morning” sugjeron 6 elementë për një rutinë të shëndetshme që përfshin: meditimin, afirmimin, vizualizimin, të ushtruarit, leximin dhe të shkruarit në ditar. 10 minuta për të lexuar në pushimin e drekës, 10 minuta për t’u ushtruar kur je në shtëpi, 10 minuta për të shkruar në ditar para se të flesh dhe kështu me radhë. Nëse në një moment e kapni veten duke mos bërë asgjë, nisni një nga këto praktika dhe dita juaj do ta ketë një qëllim.

6.      Gjej një hoby

 

Çfarë është dicka që ju pëlqen ta bëni? Qofshin mësime kitare apo kërcimi, kur ju gjeni një aktivitet që ju kënaq, ju do të bini në dashuri me mënyrën si ju bën të ndiheni. Akoma më mirë nëse e bëni këtë në grup, me njerëz që mendojnë njësoj si ju. Kjo do të përmbushë dëshirën tuaj dhe në mënyrë natyrale do të çlirojë stresin.

 

7.      Lëri kriticizmin dhe thashethemet, në vend të tyre shprehni mirënjohje

E kemi provuar të gjithë dhe kemi kuptuar se nuk të çojnë gjëkundi. Në vend të tyre provo të flasësh për arritjet e tua të fundit apo dicka të mrekullueshme që ke vënë re se po bën një mike. I thoni asaj se ju pëlqen ajo që ajo po bën dhe pyeteni çfarë ka mësuar prej saj. Jo vetëm që do të mësoni diçka të re, por të treguarit mirënjohje dhe vlerësim është mënyra më e mirë për t’u ndjerë gjallë dhe të emocionuar ju vetë. Kjo çon pastaj edhe në ndërtimin e marrëdhënieve të forta, të lumtura dhe të fuqishme.

 

8.      Gjej një këngë që të bën të vizitosh vende

E keni parasysh? Atë që ju jep drithërima dhe ju bën të harroni gjithçka për ato pak minuta. Shkarkojini në telefonin tuaj kështu që sa herë t’ju duhen, mjafton të vini kufjet dhe të humbni në rrjedhën e tyre.

Jo gjithmonë u duhet që të bëni diçka për të rregulluar një problem, ndonjëherë gjithë çfarë duhet është të hidhni pas krahëve, të dorëzoheni dhe t’i lini stresin dhe problemet të largohen vetvetiu.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383