INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 sugjerimet e javës nga britanikja My Space, në zemër të tyre dhe Tirana

7 sugjerimet e javës nga britanikja My Space, në zemër të tyre dhe Tirana

Publikuar më: 12:23 19-08-2019

Revista britanike online My Space, ka publikuar 7 sugjerimet e javës. Mes disa vendeve veçohet dhe Tirana dhe spikta fotoja e një godine të restauruar duke na renditur në vendin e 4. Në vend të parë për këtë javë, revista ka renditur hapësirën publike të një universiteti në Japoni.
Në vend të dytë është renditur një hotel, në NewYork.
Në klasifikim nuk mund të mungonte as Italia, e cila prezantohet me katedralen e Orivietos, e ndërtuar që në shekullin e 14.
Ndërsa Tirana spikat për ndërtesat shumëngjyrëshe. Klasifikimi i vendeve më interesante për tu zbuluar bëhet në bazë të hashtagut #thespacesilike, i cili numëron 115 mijë postime në total.
Në renditje janë përzgjedhur vende dhe destinacione nga e gjithë bota, si dhe Bali në Indonezi, i cili vitet e fundit është një nga destinacionet më të pëlqyera në botë.
My Space ka renditur në vendin e gjashtë Manastirin e Pedralbes, në Barcelonë të Spanjës.
Ndërsa në vendin e shtatë renditet The Rookery, në Londër.
Me hashtagun Tirana në rrjetin social Instagram numërohen rreth 1.2 milionë postime.

my_space_e_rregulluar.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0021488666534424