INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 Shenjat që tregojnë se lidhja juaj po merr fund. Mos e gënjeni më veten!

7 Shenjat që tregojnë se lidhja juaj po merr fund. Mos e gënjeni më veten!

Publikuar më: 12:49 11-07-2018
Dëshira është e madhe që të gjithë të jenë të lumtur, por ndodh që ndarja të jetë prezente.
Ja disa shenja që paralajmërojnë se së shpejti do ndaheni:
 
1. Ju qani shpesh
Edhe vet nuk e kuptoni pse po qani kaq shpesh, por kjo tregon se emocionalisht nuk ndiheni mirë. Atmosfera në lidhje, sipas intv.al  nuk është e mirë dhe kjo tregon se në shumicën e rasteve jeni të mërzitur.
2. Pranoni menjëherë ftesën e të tjerëve për të dalë
Sapo mbaroni punën, nëse dikush ju fton për të dalë, direkt e pranoni ftesën. Kjo tregon se nuk keni ndonjë dëshirë të madhe të qëndroni me partnerin tuaj.
3. Refuzoni marrëdhënien seksuale
Lidhja juaj ka shkuar në monotoni dhe refuzoni seksin. Dëshira juaj ka rënë ndjeshëm, që të keni marrëdhënie me partnerin. Gjendja është serioze, kujdes!
4. Nuk e shikoni të ardhmen së bashku
Nëse lidhja juaj do ishte në rrugën e duhur, me siguri do bënit plane për të  ardhmen. Fakti që nuk e shikoni të ardhmen me partnerin tuaj, tregon se jeni drejt ndarjes.
5. Ideja për ta çuar lidhjen në një hap tjetër, ju tremb
Nëse merrni një propozim nga partneri për ta bërë lidhjen më serioze, kjo gjë ju tremb. Kjo tregon se nuk keni ndërmend të qëndroni më së bashku.
6. Nuk keni më dëshirë të flisni me njëri-tjetrin
Suksesi  i një lidhjeje është të flisni me njëri-tjetrin. Nëse kjo gjë nuk është më, sipas intv.al bëhuni gati, se ndarja është pranë.
7. Qëndroni me partnerin, sepse nuk dëshironi t’ja thyeni zemrën
Të qëndrosh me dikë, për keqardhje është e tmerrshme. Nëse keni arritur në këtë pikë, bëni mirë të ndaheni, sepse kjo gjë nuk zgjat shumë.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039401054382324