INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

6 shtator 2004 dita e “lindjes” së LSI. Meta sugjeron…[VIDEO]

Publikuar më: 12:26 06-09-2016

Në 6 shtator 2004 Ilir Meta vendosi të braktisë qeverinë e majtë dhe të krijojë një formacion të ri politik, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por 12 vite më pas Ilir Meta, sëbashku me themeluesit e partisë ka një bilanc pozitiv gjatë këtyre viteve. Ka mundur të jetë në qeveri më të djathtët e Sali Berishës, por dhe të majtën e Edi Ramës pas 2013, ndërsa 2017-ta pret vendimin e tij se nga të do rrjeshtohet. Është faktor në krijimin e maxhorancës parlamentare, por mund të themi se në këtë ditë Ilir Meta ka arsyeje të festojë.
Ndërkohë, në kujtim të themelimit të partisë, LSI ka zhvilluar veprimtari në të gjithë vendin, në shërbim të komunitetit, duke e cilësuar 6 shtatorin si ditën e solidaritet dhe humanizmit. Për këtë qëllim, në mbarë vendin eksponetët kryesor të LSI-së kanë zhvilluar aksione qytetare dhe humane. Kështu kreu i LSI Ilir Meta ka zhvilluar aktivitetet në Tiranë, Luan Rama në Berat, Petrit Vasili në Lushnje dhe Fier, Klajda Gjosha në Pogradec e Edmond Haxhinasto Elbasan.
Kryetari Ilir Meta, mori pjesë në një aktivitet social tek shkolla 9 vjeçare Farkë e Vogël, ku LSI ka zgjedhur të mbjellë ca pemë.

Ky moment solli dhe reagimin e kreut të LSI jo vetëm për përzgjedhjen e pemëve por dhe një “kriter” për përfaqësuesit e partisë së tij. Të ndjekin shembullin e tij dhe “TË DOBËSOHEN”.
Ndiqeni videon:

Article Logic
Execution time: 0.0043270587921143