INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
59 vjeçari shkon për të votuar por zbulon se dikush tjetër ka votuar për të

59 vjeçari shkon për të votuar por zbulon se dikush tjetër ka votuar për të

Publikuar më: 14:29 25-06-2017

Një rast i pazakontë votimi është shënuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një qytetar është paraqitur për të votuar në qëndrën ku kishte emrin në listë por ka zbuluar se dikush ka votuar më herët për të. Ngjarja ka ndodhur në njësinë e votimit në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës, ndërsa 59-vjeçari ka mësuar se emri i tij rezultonte të kishte votuar më herët gjatë ditës. Menjëherë shtetasi F.S, 59 vjeç, ka denoncuar rastin. Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, ka filluar hetimet mbi bazën e këtij kallëzimi të bërë nga vlonjati. “Më datë 25.06.2017, ky shtetas ka bërë kallëzim se sot rreth orës 09:30, është paraqitur për të votuar në Qendrën e Votimit 4489, e cila ndodhet në lagjen “1 Maji” Vlorë dhe nuk ka mundur ta ushtrojë të drejtën e votës pasi nga ana e Komisionit të kësaj Qendre Votimi, pas verifikimit në listat e votuesve ka rezultuar se me të dhënat e këtij shtetasi ishte kryer njëherë votimi”, thuhet në njoftimin e policisë. Në lidhje me këtë rast, Policia ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”, si dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061