INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Shenja që tregojnë se nuk duhet  ta humbisni  partnerin tuaj

5 Shenja që tregojnë se nuk duhet ta humbisni partnerin tuaj

Publikuar më: 12:21 17-08-2016
Në një lidhje  duhet të kontriboni sa më shumë, gjithmonë nëse ja vlen.
Ekspertët rendisin disa shenja që tregojnë se personi që jeni të lidhur ka shumë vlera dhe duhet ta mbani sa më shumë.
 
1. I do kafshët 
Stacey Laura Lloyd,  autore e librave që këshillojnë lidhjet, pra si t’i keni sa më të shëndetshme,  tregon se nëse partneri juaj i do dhe pëlqen kafshët, me siguri është njeri pozitiv. Dashuria për kafshën, nënkupton: përkujdesje, përgjegjshmëri dhe sinqeritet.
 
2. I trajton mirë njerëzit që i shërbejnë
Duhet të shikoni me vëmendje si i trajton kamarierët, sepse tregon pjesë të edukatës së tij.
 
3. Nuk ka probleme me pagesat
Fakti që nuk i vijnë paralajmërime për të paguar diçka, tregon se di mirë të menazhojë financat e tij. Ky person nuk  të sjell surpriza të pakëndshme.
 
4. Flisni për ta përmirësuar jetën seksuale
Nëse gjeni gjuhën e duhur të komunikimit me këtë person, edhe për seksin, tregon se jeni në rrugën e duhur. Ajo është një pjesë e rëndësishme dhe tregon se keni të bëni më një person që ja vlen.
 
5. Nuk e ka problem të takojë prindërit e tu
Ka meshkuj që kjo ide i tmerron, sepse i duket sikur po e bëjnë lidhjen më serioze. Nëse partneri juaj nuk e ka problem t’i takojë prindërit e tu, kjo tregon se ju respekton shumë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0039441585540771