INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Mënyrat interesante për ta nisur javën mbarë. Hidhini një sy!

5 Mënyrat interesante për ta nisur javën mbarë. Hidhini një sy!

Publikuar më: 13:49 06-02-2017
Për të nisur një javë  të mbarë, duhet të mendoni pozitivisht.
Edhe pse është e lehtë ta thuash vetëm me fjalë, nëse dita e parë e javës  nis me ritëm, ka shumë mundësi që e gjitha të shkojë  pa probleme. Ja disa këshilla, sipas intv.al se çfarë duhet të bëni për  të pasur një javë të lumtur.
 
1. Bëni aktivitet sportiv
Edhe nëse s’keni mundësi për të  dalë për vrap, apo të shkoni në palestër, sërish ka një zgjidhje. Ju mund të shkarkoni programe në celularin tuaj që ka udhëzime në lidhje me  ushtrime të ndryshme. Kjo do ju ndihmojë të nisni ditën plot energji. Mos përtoni!
 
2. Bëni një mirësi
Edhe  nëse bëni një akt mirësie ndaj një të huaji, kjo do ndihmojë të ndiheni mirë me veten tuaj. Sa më shumë të jepni suport, aq më të lumtur do e kini ditën tuaj. E mira do ishte ta ndjenit tamam, këtë mirësi që bëni, jo thjesht për t’u dukur. Nuk i dihet, provojeni njëherë.
 
3. Vlerësojeni  jetën
Për një moment, mendoni sa me fat është që jetoni dhe jeni të shëndetshëm. Sipas intv.al,  duhet t’ja vini në pah ndonjëherë vetes suaj, faktin sa e bukur është jeta, prandaj duhet ta merrni atë sa më lehtë. Mundohuni t’i thoni vetes: “Sa mirë që jetoj”.
 
4. Mos harroni të buzëqeshni
Mos e hiqni buzëqeshjen, pasi ajo do ju ndihmojë të jeni më pozitiv. Problemet e ndryshme, për ju do jenë të përballueshme dhe nuk do e stresoni veten tuaj. Jepini një suport të mirë vetes suaj, nuk ju kushton shumë, thjesht: buzëqeshni.
 
5. Falenderoni
Mos harroni  të falenderoni, sepse kjo do i bëjë edhe njerëzit që ju rrethojnë t’ju respektojnë edhe më shumë. Në këtë mënyrë, do krijohet një atmosferë e këndshme. Janë disa detaje të vogla që tregojnë shumë në marrëdhënien që krijoni ju me të tjerët. Sipas intv.al, mundohuni të jeni falenderues, pasi do i bëni edhe të tjerët t’ju duan më shumë.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0040788650512695