INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
40 vjeç e shtatzënë? Ja kush e ka provuar me sukses [FOTO]

40 vjeç e shtatzënë? Ja kush e ka provuar me sukses [FOTO]

Publikuar më: 20:31 23-03-2017

Dikur ishte një tabu, por tashmë është trend!

Numri i femrave që lindin në moshë të pjekur, 40 vjeç e më shumë, po shtohen çdo ditë e më shumë. Ky trend ka prekur sigurisht edhe femrat më të njohura në botën e shoëbizit.  Uma Thurman ka lindur fëmijën e tretë në këtë moshë, por edhe Nicole Kidman, Monica Belluçi, Celine Dion, Eva Mendez, etj.

Por jo vetëm ato: edhe gratë e zakonshme dhe aspak të famshme, po preferojnë të lindin në moshën 40 vjeç. Në ditët e sotme të jesh mama në moshën 40 vjeç është një zgjedhje e ndërgjegjshme.

Arsyet janë nga më të ndryshmet. Ndër të tjera ajo që duket arsyeja më kryesore janë ndryshimet në jetën e një gruaje. Gratë e ditëve të sotme mbarojnë studimet vonë. Sepse edhe kërkesat e tregut të punës janë shumë më të ndryshme sesa thjesht një shkollë e lartë. Pas diplomimit duhet një master, kualifikime të ndryshme profesionale e pastaj edhe doktoratura. Qëllimi parësor dhe i vetëm është gjetja e një pune të mirë, krijimi i një baze të mirë ekonomike, përkushtimi ndaj karrierës dhe pastaj krijimi i një familjeje dhe sjellja në jetë e fëmijëve, bën me dija tiranapost.al.  Sipas psikologëve, situata e krizes ekonomike e ditëve që po jetojmë dhe dëshira për pavarësi e grave çon në një vonesë dhe në një shtyrje për më vonë të idesë për të konceptuar një fëmijë, për të shtuar familjen kur nuk është akoma gati si ekonomikisht ashtu edhe psikologjikiksht.

Avantazhet dhe disavantazhet e të qenit mama 40 vjeç? Janë shumë

Të jesh mama në moshën 40 vjeç në përgjithësi do të thotë se një grua e ka dëshiruar këtë shtatzëni dhe ndihet gati që ta përballojë: në moshën 40 vjeç një grua është natyrisht më e përgjegjshme , më e stabilizuar dhe më e sigurt në vetvete se sa mund të jetë në moshën 20 apo 30 vjeç.

Por nuk janë të pakta edhe rreziqet që lidhen me karakterin fizik, të lidhura me një shtatzëni në moshë më të avancuar. Si fillim, pas moshës 32 vjeçe mundësitë për të ngelur shtatzënë fillojnë të reduktohen ndjeshëm. Vëç kësaj, një shtatzëni në moshën 40 vjeç ka më shumë rrezik për abort, kompikacione dhe keqformime të fetusit. Ka nëna që gjatë shtatzënisë kanë mungesë të theksuar energjie dhe vështirësi në rikuperimin pas lindjes.

Shihni galerinë e mamave të gjeneratës së re, që vendosin të sjellin në jetë një fëmijë atëherë kur duan ato, qoftë edhe 40 vjeç. Mes tyre janë edhe disa personazhe të njohur në vendin tonë si Aurela Gaçe, Inva Mula, Linda Rama, Rudina Xhunga.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439