INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
3 shenjat e HOROSKOPIT që kanë më shumë shanse për t’u bërë të pasur

3 shenjat e HOROSKOPIT që kanë më shumë shanse për t’u bërë të pasur

Publikuar më: 16:28 06-04-2021

Falë astrologjisë ne mund të orientohemi në shumë fusha të jetës: dashuria, arritjet e karrierës, e ardhmja dhe sigurisht financat.

 Disa kanë fatin për t’u pasuruar më shumë dhe më lehtë se të tjerët, por cilët janë ata?

Akrepi

Pasioni dhe intuita janë ato që ndihmojnë shanset e Akrepit për t’u bërë të pasur.

Sapo të gjejnë pasionin e tyre për biznesin, ata do të përdorin intuitën dhe do mbështeten në të në mënyrë që të dinë saktësisht se si t’i bëjnë bizneset e tyre të suksesshme.

Femrat dhe meshkujt që i përkasin shenjës së Akrepit natyrisht e dinë se çfarë taktika të marketingut të përdorin. Nëse ata janë duke punuar në një korporatë të madhe dhe nuk janë pronarë biznesi, ata do të dinë saktësisht se si të ngjiten në majë.

 Akrepët janë shumë të fshehtë dhe janë misteriozë nga natyra. Ata do të studiojnë në heshtje taktikat e konkurrentëve të tyre të suksesshëm dhe do të dalin me një strategji të zgjuar që do t’i lejojë ata të kapërcejnë konkurrentët e tyre.


2. Luani

Luani u fut në këtë listë pasi krijimtaria dhe besimi i tyre do t’i ndihmojë ata të shkojnë në majë. Shenja e Luanit është e famshme për krenarinë e tyre, por një nga tiparet e tyre më pak të njohura është se ata duan të eksperimentojnë dhe të kenë mënyrën e tyre për të bërë gjëra.

Ata janë komunikues të shkëlqyeshëm. Ata dinë të bindin të tjerët të bëjnë gjëra, prandaj edhe shumë prej tyre CEO. Luani do të bëjë gjithçka për të arritur qëllimet e tyre.

 

3. Peshorja

Sipas një studimi të publikuar nga Bussines Insider, rezultoi se ka më shumë miliarderë të shenjës së Peshores krahasuar me shenjat e tjera. Kjo s’është surprizë pasi Peshoret njihen për dashurinë që kanë ndaj luksit dhe parave.

Janë diplomatë dhe mirënjohës, gjë që i ndihmon shumë në botën e biznesit dhe marrëveshjet fitimprurëse. Shijes së tyre të shtrenjtë i duhen shumë, shumë zero në llogarinë bankare.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0066912174224854