INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

18 qershori 2017 data e zgjedhjeve parlamentare [VIDEO]

Publikuar më: 16:13 05-12-2016

Qytetarët shqiptarë do ti drejtohen kutive të votimin më 18 Qershor të vitit të ardhshëm, për të zgjedhur parlamentarët e rinj. Nëpërmjet derketit, i cili është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, Bujar Nishani ka dekretuar datën kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.
Dekreti i Nishanit:
“Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
D e k r e t o j
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017”.
Dekreti i kreut të shtetit është bërë publik në javën e fundit të afatit kushtetues për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare. Ndërkohë ajo që pritet me interes janë koalicionet parazgjedhore që do të formohen mes forcave politike.

Article Logic
Execution time: 0.0039000511169434