INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
14 turistë në rrezik për jetën, FNSH ndërmerr operacion kërkim-shpëtimi [FOTO]

14 turistë në rrezik për jetën, FNSH ndërmerr operacion kërkim-shpëtimi [FOTO]

Publikuar më: 15:50 28-07-2019

Policia Kufitare dhe FNSH ju vijnë në ndihmë pushuesve dhe turistëve, duke ndërhyrë në tre raste të vështira.

Falë ndërhyrjes së shpjetë nga Policia Kufitare dhe FNSH, u është dhënë ndihma e parë 5 shtetasve nga Shkodra dhe Kosova në grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, të cilët rrezikuan mbytjen.

Pesë shtetasit u transportuan për në qendrën spitalore, ku gjendja shendetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve çekë të cilët kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit, jeta e tyre u vu në rrezik. Falë ndërhyrjes së Policisë të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

Por në Durrës kjo e dielë ka qënë tragjike ku dy persona humbën jetën një 50 vjeçare dhe një i ri 33-vjeçar. Operacione shpëtimi ndërkohë janë ndërmarrë edhe në Sarandë, Vlorë dhe Velipojë.

 

p3.PNG

p2.PNG

p1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0041689872741699