INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 superhite që u krijuan për të tjerë artistë!

10 superhite që u krijuan për të tjerë artistë!

Publikuar më: 17:42 13-01-2016
Javën e kaluar, Nicole Scherzinger zbuloi në një intervistë se ajo kishte shansin të regjistronte hitin “We Found Love”  të Calvin Harris në bashkëpunim me Rihanna-n, por  mes duket i rëshkiti nga duart.
Sipas saj, në atë kohë, ajo ishte tepër e zënë dhe e refuzoi këtë mundësi të jashtëzakonshme e cila ndikoi fuqishëm në karierën e Rihanna-s.
Çuditërisht ky nuk është rasti i vetëm në industrinë e muzikës. Imagjinoni që kënga “Don’t Cha” e Pussycat Dolls të këndohej nga Paris Hilton apo “Umbrella”nga Britney Spears. Për më tepër, ja disa nga mundësitë e humbura të artistëve që mund të ishin një sukses i madh për ta:
 
“Telephone”
 
 
 Lady Gaga e shkrojti këtë këngë posaçërisht për albumin “Circus” të Britney Spears. Pasi princesha e Pop-it e refuzoi, Gaga e përfshiu atë në albumin e saj “Fame Monster”. Një demo e kësaj kënge, kënduar nga  Spears qarkulloi nëpër internet në vitin 2010, por megjithatë suksesi ishte  destinuar për Gaga-n.
 
 
“Disturbia”
 
 
Pak muaj para çmimeve Grammy në vitin 2009, Chrs Brown së bashku me Brian Kennedy, shkruan këngën “Disturbia” me qëllim për ta bërë pjesë të albumit të tij “Exclusive”. Megjithatë kjo nuk ndodhi kurrë pasi Chris e pasoi këngën tek ish  e dashura e tij, Rihanna , për të zgjedhur “Forever”. Rihanna e ktheu këngën në hitin numër një në klasifikime.
 
 
“Rock Tour Body”
 
 
Imagjinoni sikur albumi i fundit i Michael Jackson, të përfshinte këngën “Rock Your Body”, në vend të “Invincible” dhe imagjinoni sikur ajo të mos këndohej nga Justin Timbarlake. Hmmm, do thoshim se diçka nuk do shkonte.
 
 
“Niggas in Paris”
 
 
Refuzuar nga Pusha T dhe kënduar nga Jay-Z dhe Kanye West, kënga ishte një sukses i vërtetë. Vetë artisti pranoi në një intervistë se kënga nuk do ishte aq e parrezistueshme sa performance e tyre.
 
 
“Umbrella”
 
 
Le të kthehemi në 2007, në periudhën kur Britney po kalonte momente të vështira me jetën dhe karierën e saj. Për këtë tekstshkruesi dhe producenti The-Dream, i ofroi këtë këngë Britney-t për ta rikthyer sërish në fron, por menaxheri i saj e hodhi poshtë mundësinë që Rihanna e bëri një superhit.
 
 
“…Baby One More Time”
 
 
Kënga pop e Max Martin realisht ishte shkruar për grupin RnB, TCL, për ta përfshirë atë në albumin “Fan Mail”, por këta të fundit nuk e pranuan, kështuqë ishte Britney Spears  ishte ajo që e ktheu në një nga hitet e saj. Duhet të themi se kariera e Britney-t nuk do kishte qënë e njëjtë pa këtë këngë.
 
 
“Call Me”
 
 
Producenti i muzikës Disco, Giorgo Moroder,  fillimisht i kërkoi lideres të grupit Fleetwood Mac ta ndihmonte të shkruante dhe të performonte këngën e tij të radhës, por për arsye mosmarrveshjesh kntraktuale, bashkëpunimi nuk ndodhi asjëherë. Megjithatë ishte Blondie ajo që e ktheu në superhit duke hyrë kështu në  Hot 100.
 
“Don’t Cha”
 
 
Ky singëll iu ishte ofruar njëkohësisht grupit Sugababes dhe Paris Hilton, por përfundoi në duart e Pussycat Dolls. Kënga e Paris Hilton, “Paris”as nuk krahasohej me suksesin e “Don’t Cha”. Mbase  Paris duhej te ishte treguar më e shkathët.
“Let’s Get Loud”
Shkruar nga Gloria Estefan dhe Kike Santander për vetë Gloria-n, kënga iu pasua Jennifer Lopez në 1999, e cila e ktheu në një nga këngët më të suksesshme të karierës së saj.
 
 
“Holiday”
 
 
Kënga “Holiday” fillimisht ishte në duart e Phyllis Hyman, më pas Mary Wilson dhe si përfundim Maddona-s. Kjo e fundit arriti ta rendiste në pozicionin e 16-të të Hot 100. Si do të tingëllonte kënga në një verision RnB? Këtë nuk do e dimë kurrë. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0041501522064209