INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 mijë të punësuar. Rama, ‘punë ka por s’ka profesionistë’

10 mijë të punësuar. Rama, ‘punë ka por s’ka profesionistë’

Publikuar më: 11:33 01-06-2018

Shifrat e punësimit në vend shpesh janë kthyer në “mollë sherri” mes politikës. Shifrat lexohen ndryshe në mazhorancë dhe në opozitë. Por sot Kryeministrit Edi Rama tashmë i është kthyer në bindje thënia e tij e famshme. 

Edi Rama:
“Në Shqipëri ka punë po s’ka specialistë”
Kjo i është përforcuar edhe pas takimeve që ka pasur me përfaqësues të biznesit të madh në vend.
Edi Rama:
“Kjo është e vërtetë dhe këtë e hasim në çdo kompani. Sot nuk ka asnjë kompani të madhe që nuk ka një vend punë të lirë. Në çdo kompani, në çdo derë të çdo kompanie po të trokasësh ka vende të lira pune, por problemi i kompanive është aftësia specifike për mbulimin e këtyre vendeve pune”.
Ndërkohë shefi i ekzekutivit zgjodhi konferencën kombëtare të punësimit për të bërë publike dhe shifrat e punësimit nëpërmjet zyrave të punës.
Edi Rama:
“10 mijë të punësuar në 3 muaj, për 2018 synojmë të punësojmë 25 mijë nëpërmjet Zyrave të Punës”.
Por shqetësuese për kryeministrin Rama është dhe mosdeklarimi i pagës së punonjësve në kompanitë e mëdha.
Edi Rama:
“41% e pagave në kompanitë e biznesit të madh pagat janë 300 mijë lek. Kjo është gënjeshtër. Një inxhinier që paguhet me 300 mijë lek, kjo është gënjeshtër. E vërteta është që një pjesë e pagës jepet formalisht për të shmangur tatim fitimin dhe pjesa tjetër jepet në të zezë. Ky është një nga momente që ne jemi përqendruar dhe ka filluar një proces për ta luftuar këtë fenomen”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031671524047852