INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 Këshilla mode dhe stili që mund të merrni nga Marilyn Monroe [FOTO]

10 Këshilla mode dhe stili që mund të merrni nga Marilyn Monroe [FOTO]

Publikuar më: 18:53 03-06-2019

Ikona e kinematografisë dhe e bukurise Marilyn Monroe do kishte mbushur 93 vjeç ditën e shtunë, po të mos shuhej në mënyrë tragjike gushtin e vitit 1962. Ajo është konsideruar një nga femrat më joshëse të ekranit. Lozonjare e provokuese në të njejtën kohë, Monroe spikaste për buzët e plota, po aq sa për sytë që të rrëmbenin mendjen me vetëm një shikim. Sot emri “Marilyn Monroe” është kthyer në sinonim të bukurisë, sensualitetit dhe gjallërisë.

Ajo mbetet frymëzim për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe e dëshiruar nga të gjithë. Figura e saj inspiron shumë njerëz e grup mosha për të kaluar të gjitha pengesat dhe për të realizuar qëllimet e tyre në jetë. Ajo ka mbetur një ndër figurat më të famshme të të gjitha kohërave dhe padyshim është një ikonë stili dhe muzë frymëzimi për gjithë stilsitët, shtëpitë e modës, por edhe vajzat e apasionuar pas modës.

Nëse sot ju mungon frymëzimi ,ja 10 këshilla mode e stili që mund të merrni nga Marilyn Monroe.

1. Një ndër këshillat që do të mbahet mend nga të gjithë Marilyn Monroe është që ne duhet të pranojmë dhe të përqafojmë defektet tona në trup pasi nuk jemi perfekt. Ajo nuk kishte trupin më perfekt që mund të ekzistonte, por qëndrimi i saj, bënte që ajo të tërhiqte më shumë vëmendje. Pra me pak fjalë, sipas Marilyn Monroe: Duaj trupin tënd!

1.1.jpg

1.2.jpg


2. Fustani i zi i derdhur pas trupit nuk duhet të mungojë në garderobë, por ajo gjithashtu ka qenë një fasnë e madhe e fustanit ngjyrë të bardhë. Madje kur përmendim Marilyn Monroe është e pamundur të na vijë në mendje fustani i bardhë, flokët me onde platin dhe buzët e kuqe.

2.1.jpg

2.3.jpg


3. Takat e larta janë miqtë më të mirë të çdo gruaje, sipas Marilyn Monroe.

3.1.jpg

3.2.jpg

 

4. Veshja juaj nuk do të jetë asnjëherë e kompletuar pa aksesorët. Aksesorët janë pikërisht detajet që bëjnë diferencën në look-un tuaj. Vlen të theksojmë se Marilyn Monroe adhuronte shumë diamantët.

4.1.jpg

4.4.jpg


5. E kuqja ishte ngjyra e perferuar e Marilyn Monroe dhe dukej kaq tërheqëse dhe sensuale kur lyente pikërisht buzët e kuqe. Një buzëkuq i kuq duhet ta ketë çdo vajzë pasi nuk do të dalë asnjëherë nga moda dhe për më tepër i shkon kujdo, qoftë bjonde, apo brune. Sipas Marilyn Monroe duhet të vishni sa më shumë ngjyrën e kuqe pasi përcjell vetëbesim tek të tjerët dhe siguri tek vetja juaj.

5.2.jpg

5.jpg


6. Flokët e shkurtra janë seksi dhe nëse dëshroni që të prisni flokët, por jeni akoma me dyshime, shihni Marilyn Monroe. Ajo dukej kaq bukur me flokët e shkurtra platin. Flokët ( sipas saj) janë më mirë me onde, ose të valëzuara!!

6.1.jpg

6.2.jpg


7. Marilyn Monroe pëlqente shumë fundet e ngushta poshtë gjurit, që në gjuhën e modës i njohim si ‘pencil skirts’.

7.1.jpg

7.2.jpg

 

8. Shamia është zgjidhja e duhur, kur flokët e tu janë të "pabindur".

8.jpg

 

9. Kur jeni në dyshim, vishni pantallona me bel të lartë. Do të dukeni me shumë stil dhe për këtë nuk kemi aspak dyshime.

9.2.jpg

9.1.jpg

 


10. Një ndër sekretet e bukurisë së Marilyn Monroe ishte përdorimi i vazelinës, i hidratantëve dhe për të qenë në harmoni me trupin dhe veten ikona e bukurisë praktikonte shumë joga.

 

 10.1.jpg

10.3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040609836578369