INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare! Vendoset e ardhmja e Ronaldos

Zyrtare! Vendoset e ardhmja e Ronaldos

Publikuar më: 18:08 10-07-2018

Transferimi i Ronaldos tek Juventus më në fund i ka ardhur fundi. Tashmë gjithçka është bërë zyrtare dhe sulmuesi portugez do të kalojë tek kampionët e Italisë.

Lajmin për transferimin e portugezit te kampionët e Italisë e ka dhënë vetë klubi madrilen nëpërmjet një komunikate për shtyp.“Real Madrid C. F. njofton se, sipas vullnetit dhe kërkesës së shprehur nga lojtari Cristiano Ronaldo, është rënë dakord ta transferojmë atë te Juventus F.C. Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për një lojtar që ka dëshmuar të jetë më i miri në botë dhe që ka shënuar një nga kohët më të shkëlqyera në historinë e klubit tonë dhe futbollit botëror. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia juaj”.

Transferimi i Ronaldos u krye për 105 milion euro, ndërsa portugezi do të përfitojë 30 milion euro në sezon për 4 vjet.

Më shumë në këtë kategori: « Ylli i PSG drejt kalimit te Barcelona
»
Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107