INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zoran Zaev viziton Kosovën më 12 dhjetor

Zoran Zaev viziton Kosovën më 12 dhjetor

Publikuar më: 17:57 08-12-2017

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme. Lajmi bëhet i ditur nga qeveria e Maqedonisë. Kjo është vizita e parë që një kryeministër maqedonas në Prishtinë. Zaev mbërrin në Kosovë më 12 dhjetor, ku do të do të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës. Mësohet se kryeministri maqedonas do të pritet nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, dhe kryetari i kuvendit, Kadri Veseli. Zaev do të shoqërohet nga katër ministra midis tyre edhe shqiptarë. Maqedonia e ka njohur Kosovën në vitin 2008, kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski.

Article Logic
Execution time: 0.003544807434082