INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Zhduket në mënyrë të mistershme në SHBA aktorja shqiptare

Zhduket në mënyrë të mistershme në SHBA aktorja shqiptare

Publikuar më: 10:34 03-03-2018

Lajmi i zhdukjes së një aktoreje shqiptare nga Maqedonia ka pushtuar shumë prej mediave të shtetit fqinj.

Bëhet fjalë për 25-vjeçaren Adea Shabani e cila është zhdukur në mënyrë të mistershme në Los Angeles. Ajo ka luajtur së fundmi në filmin ‘All or nothing’.

Shabani u largua nga Maqedonia 2 vjet më parë për të studiuar aktrim në Los Angeles. Shqetësimet u ngritën pasi vajza mungoi në një leksion të rëndësishëm.

Rasti i 25-vjeçares shqiptare ka mobilizuar autoritetet dhe qytetarët atje, të cilët po ndërmarrin një fushatë për gjetjen e vajzës.

E reja u zhduk pa lënë gjurmë një javë më parë, diçka që sipas familjareve dhe miqve të saj është e pazakontë.

Mesazhi i fundit i dërguar prej saj në rrjetet sociale fliste për qirinj të kuq, por nuk ofroheshin të dhëna mbi vendndodhjen.

Miqtë e 25-vjeçares po shpërndajnë postera të Adeas, e kanë kërkuar ndihmë edhe përmes rrjeteve sociale. Edhe nëna e saj udhëtoi drejt Los Angelesit dhe ka punësuar një hetues privat për rastin.

Rasti i saj është publikuar edhe në mediat ndërkombëtare sikurse Daily Mail.

ooo.PNG

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00095486640930176
    array(1) { ["section"]=> string(63) "zhduket-ne-menyre-te-mistershme-ne-shba-aktorja-shqiptare-51880" }