INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zgjedhjet lokale në Maqedoni. Fitojnë socialdemokratët e Zaev, zhgënjen Nikolla Gruevski [VIDEO]

Publikuar më: 17:13 16-10-2017

Zoran Zaev ka shënuar fitoren e dytë pas marrjes së mandatit për qeverisjen e Maqedonisë.  Numërimi i votave të zgjedhjeve lokale ka përfunduar dhe rezultatet tregojnë se LSDM ka dal e para në 50 komuna. Socialdemokratët udhëheqin në disa qytete, përfshirë Manastirin, si dhe disa komuna të Shkupit.  Kjo forcë politike ka shpallur fitoren edhe në Komunën e Haraçinës, të banuar tërësisht nga shqiptarë. Ndërkohë që partia  e drejtuar nga Nikolla Gruevski VMRO-DPMNE ka pësuar një goditje duke udhëhequr vetëm në 9 komuna duke u renditur më poshtë se Bashkimi Demokratik për Integrim që ka avantazh në 12 komuna. Sipas Ahmetit, partia e tij gëzon avantazhin në thuajse të gjitha komunat me shumicë shqiptare. BDI shpalli ndërkohë dy fitoret e para, në Kërçovë dhe Pllasnicë. Lideri i VMRO-DPMNE ka deklaruar se mban përgjegjësi për rezultatin zgjedhor ndërsa ka thënë se procesi i votimit ka shënuar parregullsi të shumta, si kërcënime ndaj kandidatëve e deri te blerja e votës.  Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka vlerësuar zgjedhjet si korrekte dhe demokratike . Procesi zgjedhor për drejtuesit lokal u zhvillua në 80 komuna dhe në Shkup, si njësi e veçantë e pushtetit vendor, i cili në përbërjen e tij ka 10 komuna. Në zgjedhjet e djeshme komunale, KSHZ njofton se kishte mbi 44 mijë fletëvotime të pavlefshme. Raundi i dytë i votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoni mbahet brenda 14 ditësh nga dita e përfundimit të raundit të parë të votimit. Zgjedhjet do të mbahet në komunat ku asnjë kandidat për kryetar nuk e ka fituar shumicën e nevojshme, ndërsa votohet për dy kandidatë të cilët në raundin e parë kanë fituar më shumë vota.

Article Logic
Execution time: 0.0040669441223145