INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Zemërthyera" Adele u jep lajmin e keq fansave nëpërmjet postimit shumë emocional! [FOTO]

Publikuar më: 11:43 01-07-2017

Adele është tërhequr nga dy koncertet e saj të fundit në stadiumin Wembley këtë javë pasi dëmtoi kordat e saj vokale.

Këngëtarja “zemërthyer” tha në një postim emocional ditën e djeshme se ishte e detyruar të anullonte dy eventet që do ndiqeshin nga një audiencë prej 100 mijë personash. Artistja fituese e çmimit Grammy deklaroi se ishte e dëshpëruar që të lunate në atë koncerte, të cilat shënonin një epokë në karrierën e saj, ndërkohë që iu lut fansave ta falnin. Ky është një lajm shumë i keq për të gjithë, veçanërisht pasi së fundmi diva e muzikës bëri me dije që mund t’u jepte lamtumirën një herë e mirë koncerteve.

adeleee.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031628608703613