INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Zbuloni sekretin e suksesit. E thonë psikologët dhe VIP-at

Zbuloni sekretin e suksesit. E thonë psikologët dhe VIP-at

Publikuar më: 09:51 03-07-2018

E dini cili është sekreti për të qënë të suksesshëm? Sipas një studimi të realizuar nga psikologët amerikanë  nënvizohet se ata njerëz që martohen me bashkëshortë që i përkrahin në çdo moment janë më të predispozuar të kenë sukses. Psikologët morën në studim plot 163 cifte të martuara.

U pa se ata persona që ishin martuar me partnerë që i mbështesnin kishin më shumë gjasa të ndërmerrnin sfida.

Në studim u tregua se  ata që pranuan sfidat pak muaj më pas dëshmuan se kishin përjetuar jo vetëm arritje personale , por  ishin mw mirw psikologjikisht dhe mw tw lumtur .Kujtojmë se shumë njerëz të suksesshëm ia kanë atribuar arritjet e tyre profesionale bashkëshortëve të tyre.

Ish presienti Barack Obama i atribuons uksesin politk Michelle Obama, gruas që ka në krahë.“Pa dyshim, unë nuk do të bëja asgjë pa Michelle. Ju më pyetët cfarë me mban të shëndetshëm, të balancuar, si e përballoj presionin.

Sekreti është zonja që qëndron pranë meje. Unë mbështetem tek ajo cdo ditë” është shprehur ish presidenti amerikan.Edhe krijuesi i Facebook Mark Zuckerberg thekson se gruaja e tij luan një rol jetësor në suksesin që ai ka patur. 

Po ashtu edhe këngëtarja Beyonce ia atribuon suksesin e saj bashkëshortit reperit Jay Z.

“Nuk do të isha gruaja që jam nëse nuk do të më priste në shtëpi në bashkëshort I tillë. Ai më ka dhënë  shumë mbështetje’ është shprehur diva e muzikës.

Duke marrë këta shembuj, psikologët e studimit kanë përcaktuar 3 hapa kryesorë sesi të ndikosh në suksesin e partnerit tënd. Tregohu entuziast për cdo mundësi që ofrohet,  jepini siguri partnerit, dhe diskutoni  të gjitha benefitet që mund të arrihen nëse ndërmerret një sfidë apo një hap i caktuar.

Article Logic
Execution time: 0.00081491470336914
array(1) { ["section"]=> string(63) "zbuloni-sekretin-e-suksesit-e-thone-psikologet-dhe-vip-at-63571" }