INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen premtimet e gjelave para startimit të Kupës së Botës..A i mbajtën ato ?

Zbulohen premtimet e gjelave para startimit të Kupës së Botës..A i mbajtën ato ?

Publikuar më: 11:28 17-07-2018

Pas shpalljes kampione të Kupës së Botës, Franca numëron tashmë 2 Kupa Bote të fituara, një në vitin 1998 dhe një në 2018. Të gjithë kishin emocione të papërshkrueshme në fakt, që në startimin e këtij kompeticioni deri në përfundim të tij.

Këtë herë bëhet fjalë për disa premtime të kombëtares së gjelave, në rast fitoreje të Botërorit. Ja disa prej tyre dhe a mendoni se do t’i mbajnë ato tani që u shpallën kampionë ?

Zhirud: Nëse fitojmë Botërorin, do t’i qeth të gjitha flokët.

Rami: Nëse fitojmë, do të dueloj me Tedei Riner (10 vite kampion bote në xhudo.)

Toliso: Nëse fitojmë ne, do të bëj tatuazh Kupën e Botës në krah.

Matuidi: Nëse fitojmë trofeun, do e bëj me biçikletë nga Parisi në Torino, plot 776 kilometra.

Lemar: Nëse fitojmë, do të ngjyros flokët.

Fekir: Nëse fitojmë Botërorin, do t’i qeth të gjitha flokët.

Article Logic
Execution time: 0.0036458969116211