INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen fotot e para, ky është Nokia X5

Zbulohen fotot e para, ky është Nokia X5

Publikuar më: 16:57 10-07-2018

Nokia është një kompani që ka pasur luhatje të mëdha në treg vitet e fundit.Nga një kompani që dominonte tregun, ajo u kthye në një kompani që po haste probleme të mëdha ekonomike.

Sot Nokia zotërohet nga HMD Global(kompani finlandeze e krijuar nga ish drejtuesit e dikurshëm të Nokia) dhe politikat e këtyre të fundit për të rikthyer kompaninë aty ku ishte duken mjaft të arrira. Nokia tani po prodhon smartphone për çfarëdolloj tregu dhe po vazhdon të rritet me ritme mjaft të mira. Smartphone i fundit i Nokia do të lançohet nesër në Kinë. Ai do të quhet Nokia 5.1 ose X5 për tregun kinez.

Karakteristika të tjera të Nokia X5 janë: ekrani 6inch IPS LCD, dy kamera kryesore 13MP dhe 5 MP dhe një kamera për selfie 8 MP. Versionet e këtij smartphoni mendohet se do të variojnë sipas memorjees, por asgjë nuk është konfirmuar ende. Mendohet se çmimi i këtij smartphone do të jetë diku tek 150 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0038242340087891