INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulimi i radhës në Mars. Nasa gjen shenja të sasive të mëdha prej akulli [VIDEO]

Zbulimi i radhës në Mars. Nasa gjen shenja të sasive të mëdha prej akulli [VIDEO]

Publikuar më: 17:29 29-09-2017

NASA publikon zbulimin e radhës për planetin Mars.

Në këtë planet janë dalluar shenja të sasive të mëdha të akullit nën ekuator.

Ky zbulim ka bërë qe shkencëtarët të punojnë për të zbuluar origjinën dhe shkaqet që e kanë bërë që këto akuj të mos shkrije, pasi ky planet njihet për temperaturat e larta, nga ka marre dhe emrin planeti i zjarrtë.
Sipas teorive të deritanishme mendohet se akulli është ende i pranishëm pasi pluhuri i zonave polare ka nisur të rritet.

Megjithatë kjo është ende e pavërtetuar, shkencëtarët e NASA shprehen se planeti i zjarrtë sa vjen dhe po i befason, dhe ky zbulim i fundit do shërbej për të kuptuar më shumë mbi këtë planet.

Kjo nuk është hera e parë kur planeti i Mars bëhet pjesë e zbulimeve të mëdha, në këtë planet disa vite më parë është vërtetuar se ka jetë por kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme për jetën njerëzore, pasi temperaturat janë ekstreme dhe luhatja e tyre nga temperaturat e larta tek ato më të ulta janë të menjëhershme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939