INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulim tronditës i studiuesve amerikanë. 2/3 e ushqimit të fëmijëve përmban arsenik[VIDEO]

Zbulim tronditës i studiuesve amerikanë. 2/3 e ushqimit të fëmijëve përmban arsenik[VIDEO]

Publikuar më: 16:10 26-10-2017

Dy të tretat e ushqimit të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara testuan pozitive për arsenik dhe toksina të tjera të rrezikshme. Gjithashtu, 80 për qind e formulës së foshnjave të analizuara kishin nivele arseniku në përzierje. Projekti Clean Label, një organizatë jofitimprurëse që përkrahte etiketat transparente të produkteve në Denver, testoi më shumë se 500 ushqime për fëmijë, të shitur në dyqanet e Shteteve të Bashkuara. Studiuesit zbuluan se 65 për qind testuan pozitive për arsenik, duke përfshirë produktet nga markat e njohura. Ekspertët paralajmërojnë se sasia e lartë e arsenikut mund të ndikojë në aftësitë motorike të fëmijës, njohjen dhe zemrën ndërsa ata rriten. Studimi tregoi se përveç arsenikut, 35 për qind e produkteve rezultuan pozitive për përmbajtje plumbi dhe 58 për qind për kadmiumin. Këto kimikate mund të paraqesin rreziqe potenciale për foshnjat kur konsumohen, si mangësi neurologjike dhe probleme në sistemin imunitar. Sipas studimit, produktet me bazë në oriz, kanë më shumë gjasa të përmbajnë arsenik. Administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve ka shqyrtuar më parë ndikimin e arsenikut në oriz në produktet ushqimore siç janë drithërat e bebes me bazë oriz.

Article Logic
Execution time: 0.00407695770264
array(1) { ["section"]=> string(94) "zbulim-trondites-i-studiuesve-amerikane-2-3-e-ushqimit-te-femijeve-permban-arsenik-video-40108" }