INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Youtube TV dështon rëndë

Youtube TV dështon rëndë

Publikuar më: 16:27 12-07-2018

Youtube është rrjeti më i madh në botë për video streaming. Askush nuk ka arritur që të rivalizojë ata dhe askush nuk pret dështime nga ata, por ama nuk ekziston asgjë perfekte.

Youtube TV është një version special i aplikacionit, i cili transmeton në mënyrë direkte programacionin e kanaleve televizive kryesore të vendeve të zhvilluara perëndimore. Ky shërbim është i paguar dhe kushton 40$ në muaj. Klientët sigurisht që nga një shërbim me agesë presin më të mirën, por kjo nuk ka ndodhur dje.

Klientët e Youtube TV kanë qënë dëshmitar të një ndërprerjeje të shërbimit gjatë ndeshjes Angli-Kroaci. Kjo gjë ka ndodhur në kohën më të keqe të mundshme pasi me mijra, mbase dhe miliona tifozë kanë ngelur pa parë ndeshjen në platformën e tyre të preferuar(mbase disa mund të kenë dalë me nxitim për të parë ndeshjen jashtë shtëpisë).

Youtube ka kërkuar ndjesë për këtë problem, i cili ka ardhur si pasojë e ngarkesës përtej normales. Askujt nuk i intereson se nga se ka ardhur ky problem, të gjithë duan që problemi të mos ndodhë përsëri.

Kjo ka qenë hera e dytë në 3 muaj që ky problem ndodh, që nga maji i kaluar, gjatë finales së NBA. Youtube duhet të punojë shumë për të përmirsuar imazhin pas këtyre problemeve të papranueshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035278797149658