INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow nuk do ta besoni dot! Simulimet e Nejmar bëhen muzë frymëzimi për narko-trafikantët!

Wow nuk do ta besoni dot! Simulimet e Nejmar bëhen muzë frymëzimi për narko-trafikantët!

Publikuar më: 12:49 16-07-2018

Ky Botëror do të mbahet mend gjatë në fakt më shumë prej zhgënjimit të ekipeve të mëdha.

Të gjithë prisnim shumë në fakt nga Gjermania, Argjentina, Portugalia, Spanja, Anglia, Brazili, etj…

Pikërisht largimi i Brazilit nga Botërori nuk do të kujtohet kaq gjatë sa simulimet e Nejmarit të cilat pas çdo ndeshjeje kanë zënë faqet e para të gazetave, deri në sjellje qesharake.

Sulmuesi brazilian u vu në qendër të kritikave, jo vetëm, për faktin që nuk shkëlqeu në fushën e lojës për të udhëhequr Brazilin drejt suksesit, por edhe u bë protagonist negativ. Mirëpo, së fundmi Nejmar është “përdorur’’ për qëllime jo fort të mira.

Kanë qenë një grup trafikantësh të lëndëve narkotike që kanë përdorur fotografinë e brazilianit në çdo paketim të kokainës. Në Guatemalë u sekuestruan rreth 820 kilogramë kokainë, ku në secilin paketim ishte vendosur foto e sulmuesit të PSG-së.

neji.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883