INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Volkswagen lancon modelin e ri “Arteon R-line” për vitin 2018[FOTO/VIDEO]

Volkswagen lancon modelin e ri “Arteon R-line” për vitin 2018[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 16:01 08-01-2018

Kur flasim për markën gjermane të Volkswagen mund ta themi me siguri se është një markë që ka prodhuar gjatë gjithë kohës modele të larmishme të makinave si : vetura normale, fuoristrada, dhe makina sportive.

Volkswagen në Europë  është një markë simbol me përdorime në shifra të larta, pasi pëlqehet nga konsumatorët për shkak të çmimeve të mira dhe shumë konkurruese me tregun dhe për prodhimin e makinave shumë komode të përballushme nga të gjitha shtresat e popullsisë.

Me vizionin drejt të ardhmes Volkswagen këtë herë ka prezantuar modelin e ri për vitin 2018 të quajtur “Arteon R-line”.

Një veturë me linja ekstravagande, shumë elegante dhe me një pamje të botës së ardhme teknologjike.

Modeli “Arteon R-line” është një ridimensionim i avancuar i modelit “Passat CC” duke sjellë një version më të fuqishëm dhe më kompetitiv të gamës.

Volkswagen “Arteon R-line” ka një motor me cilindrat 2.0 benzinë me 6 pistona me turboçarxher dhe gjeneron një fuqi prej 276 kuaj fuqi duke performuar nga 0-100 km/h për 5.6 sekonda.

Ka një transmision automatik me 7 raporte dhe ka disqe prej 19 inçësh.

Modeli i ri “Arteon R-line” ka një çmim bazë prej 31 mijë euro plus koston për opsionet shtesë që mund të kërkojnë klientët.

ps_kf0-23.PNG

zarfp_oi234.PNG

kdg0w23.PNG

dcgh_ow34.PNG

serg-_4i3.PNG

 

 

 

dro_jgt0-34_2.PNG

zsdpj_9q23.PNG

dfg_0-23.PNG

pxdo_fkg0-w2.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0031800270080566