INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Video ekskluzive: Big Brother, ribashkohet çifti më i përfolur? [VIDEO]

Video ekskluzive: Big Brother, ribashkohet çifti më i përfolur? [VIDEO]

Publikuar më: 15:24 15-03-2017

Sa herë bën diçka, qoftë edhe një tatuazh më shumë, ajo bëhet menjëherë lajm.

Edhe pse po mbushen dhjetë vjet që nga edicioni i parë i "Big Brother Albania", Najada, ose Noçja siç e njohin të gjithë, vazhdon të ngjallë kureshtjen e ndjekësve në rrjet. Në një intervistë për "Wake Up" në Top Channel, gjatë festës ku u bë prezantimi për mediat i "Big Brother 9", Noçja ka thënë se vazhdon të jetë aq e çmendur sa edhe më parë. E pyetur nëse është penduar për lojën e saj dhe marrëdhënien që krijoi brenda shtëpisë së famshme me Olsin, Noçja ka thënë jo. "Unë kam bërë atë që kam ndjerë. Shumë mirë që e bëra ashtu si e bëra, për sa kohë e ndjeva. Nuk do ta ndryshoja lojën nëse rikthehesha",- ka thënë ajo. Por historia nuk mbaron këtu. Në pritje të edicionit të ri të Big Brother, është organizuar një party ku janë ftuar të gjithë personazhet ndër vite të spektaklit reality. Pikërisht aty kanë ndodhur ritakime interensante, ndër të cilët nuk mund të mungonte ai mes Noçes dhe Olsit. Ne të IN Tv kemi siguruar një video të shkurtër të ritakimit mes ish-çiftit shumë të përfolur.

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926