INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu: Ja çfarë thonë Rama e Basha para seancës së jashtëzakonshme

Vettingu: Ja çfarë thonë Rama e Basha para seancës së jashtëzakonshme

Publikuar më: 13:04 30-08-2016

Projektligji për “Vettingun” do të jetë pika e vetme në seancën plenare të ditës së sotme. Por dy kampet politike shkojnë në seancë me qëndrime të prera mbi draftin final, i cili është miratuar në komisionin e reformës në drejtësi pa votat e opozitës.
Kryeministri Edi Rama është i vendosur për miratimin e projektligjit, pavarësisht qëndrimit që do të mbajë opozita në Kuvend. Gjatë komunikimit live në facebook, Rama tha i palëkundur që projektligji do të kalojë në seancë plenare.
Edi Rama
“Kemi seancën e Kuvendit për ligjin e vetingut që bashkë me gjashtë të tjera, i hap rrugën zbatimit të reformës në drejtësi. Nuk e kemi konsensusin e PD­së dhe unë dua të shpresoj deri në fund se PD do reflektojë e ta fshehë se nuk e do reformën, por me, apo pa konsensuin do e çojmë përpara, ligjet do kalojnë me 84 apo më shumë, të shikojmë, votat e shumicës qeverisëse. Nga kjo reformë nuk do të marrim përfitimet menjëherë, pasi do të kërkohen vite. Nuk është si të gjithë reformat e tjera”.
Në mesditë dhe Lulzim Basha thërriti grupin e tij kuvendor, ku mësohet se ka udhëzuar që deputetët e djathtë jo vetëm që të jenë në seancën e jashtëzakonshme, por dhe të mbrojnë amendimet që PD i ka bërë projektligjit të “Vettingut”.
Në mbledhjen e grupit të PD:
“PD është e vendosur për largim të gjyqtarëve të korruptuar. Proçesi duhet të jetë ligjor dhe jo politik. Ekspertët e PD kanë bërë punë profesionale dhe voluminoze gjatë gjithë verës. PS asnjë argument kundër vërejtjeve dhe amendamenteve.

Article Logic
Execution time: 0.0041689872741699