INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vetingu/ Lu: “Jam dakord me Sali Berishën”

Publikuar më: 14:34 07-12-2016

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu deklaron se është dakort me qëndrimin e Sali Berishës për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, per ligjin e Vetingut. I Pranishëm në simpoziumim kundër korrupsionit Lu mbajti këtë qëndrim pas debateve të ndezura në lidhje me përkthimin e Vetingut.
Donald Lu:
“I jemi mirënohës komisionit të Venecias për këshillat e urta. Jam dakord me Doktor Sali Berishën, i cili ka thënë para disa kohësh se opinion i Komisionit të Venecias afron një bazë solide për ti dhënë vendit reformën më të mirë të drejtësisë. Ai tha se beson se të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillën e urtë të presidentit të Komisionit të Venecias.
Ambasadori deklaroi se Vetingu është mënyra më e mirë për të luftuar korrupsionin.
Dondal Lu
“Përgjegjësia e sigurimit të institucioneve të pastra për të luftuar korrupsionin i takon popullit shqiptar, shoqërisë civile dhe gazetarëve. Kam besim në mënçurinë e popullit shqiptar, ai është i zgjuar, dhe i paepur dhe është i lodhur nga korrupsioni”.
Ambasadori tha se për të luftuar korrupsionin “është bërë shumë kujdes që të ndërtohet një sistem i pavarur, i izoluar nga trysnitë politike”.

Article Logic
Execution time: 0.0040109157562256