INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i gjykatës për Tahirin, flet për herë të parë Rama, reagojnë Berisha dhe Kryemadhi [FOTO]

Vendimi i gjykatës për Tahirin, flet për herë të parë Rama, reagojnë Berisha dhe Kryemadhi [FOTO]

Publikuar më: 19:41 12-05-2018

Pas kërkesës së organit të akuzës Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie, për Tahirin. Pak pas vendimit te gjykatës për caktimin e masës ‘arrest shtepie’ për ish-ministrin Saimir Tahirin, vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Rama ka reguar ne ‘Facebook’ dhe shkruan “Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike”.

thjesht.png

 

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës, e cila dha vendimin ‘Arrest shtëpie’ për ish-ministrin e Drejtësisë Saimir Tahiri, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, me një status.

"Kryegjykatesi Rama noterizon marreveshjen me Tahirin!

Ne perputhje me marreveshjen e kryekumbar Rames me Saimir Trafikun, sot kryegjykates Rama e “denoi” Sajen me qendrim ne shtepine e tij po jo te miqve! sb".

sal.png

 

Ndërkohë që kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër në lidhje me dënimin që Gjykata e Krimeve të Rënda dha për Saimir Tahirin. Me akuza të forta, duke e quajtur të ‘vdekur’ sistemin e drejtësisë Kryemadhi shkruan:

"E kisha thënë!

Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!

Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri. Një figurë e djegur, që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish kolegët! Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve në PS. Tashme padrejtësia është përballë popullit , sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij.

nikka.png


Banner-300x200px_-FINAL.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0014998912811279
    array(1) { ["section"]=> string(99) "vendimi-i-gjykates-per-tahirin-flet-per-here-te-pare-rama-reagojne-berisha-dhe-kryemadhi-foto-58155" }