INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Veliera gati në 2019, Rama zotohet dhe sulmon ashpër ambientalistët

Veliera gati në 2019, Rama zotohet dhe sulmon ashpër ambientalistët

Publikuar më: 15:20 13-06-2018

Projekti i ‘Velierës’ do të përfundojë përpara sezonit të ardhshëm turistik, pavarësisht përballjes që ky projekt ka në dyert e drejtësisë. Është Kryeministri Rama që vijon i bindur për ta çuar deri në fund këtë projekt.

Edi Rama:
“Është një ndërhyrje nga ato ndërhyrje që transformojnë jo vetëm një zonë, por transformojnë imazhin e një qyteti të tërë dhe shpresoj që maskarada të përfundojë një orë e më parë, puna të vazhdojë dhe sezonin e ardhshëm Veliera të jetë aty si një vend që jo vetëm është transformuar nga pikëpamja e ndotjes, nga pikëpamja e trafikut, nga pikëpamja e shëmtisë, por është kthyer edhe në një magnet për të gjithë vizitorët e këtij qyteti”.
Ndërsa për të gjithë ambientalistët që kundërshtuar këtë nismë Edi Rama ju përgjigjet në këtë mënyrë.
Edi Rama:
“Shpresoj shumë që maskarada e organizuar politikisht dhe përmes disa sharlatanëve që vetëquhen mbrojtës të ambientit për të bllokuar një nga projektet, që jam i bindur, nesër kush e ka kundërshtuar do ta mohojë që e ka kundërshtuar dhe do të skuqet, - por për t’u skuqur jo xhanëm, se këta nuk e kanë më në trup kimikatin që skuq lëkurën e njeriut - kur Veliera të jetë e përfunduar”.
Edi Rama nuk kurseu as fjalorin e rëndë
Edi Rama:
“Qenefe kolektive”.
Por kryeministri nuk nguroi të komentojë as ndotjen e vijës bregdetare përgjatë tranzicionit shqiptar.
Edi Rama:
“Të gjitha ujërat e zeza tanimë janë të kanalizuara dhe ndërkohë jemi në fazën e dytë të ndërtimit të kanalizimeve dhe që tani në këtë pjesë që thashë ka një ndryshim shumë të ndjeshëm të cilësisë së ujit, që me thënë të drejtën është shumë sekëlldisës kur mendon se me çfarë uji janë larë dhe kanë kaluar pushimet miliona e miliona njerëz në 20 e kusur vitet fundit”.


Banner-300x200px_-FINAL.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0010898113250732
    array(1) { ["section"]=> string(72) "veliera-gati-ne-2019-rama-zotohet-dhe-sulmon-ashper-ambientalistet-61608" }