INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, e dimë që ''vdisni'' për të, por tani e tutje SARPI do jetë ''SUPERHEROI'' juaj! [VIDEO]

Vajza, e dimë që ''vdisni'' për të, por tani e tutje SARPI do jetë ''SUPERHEROI'' juaj! [VIDEO]

Publikuar më: 00:12 15-11-2018

Një ndër aktorët turq më të dashur nga publiku, sidomos femrat, është Çagatay Ulusoy, ose i njohur si “Sarp” në serialin “I infiltruari”. Fillimisht u tha që ai do të hiqte dorë nga aktrimi pas disa problemeve, por Sarp sapo përfundoi xhirimet e serialit që do të transmetohet vetëm në “Netflix”, ku luan rolin e “heroit”. Menjëherë pas kësaj, duket se aktori nuk do të pushojë aspak, pasi ka marrë një propozim gjigand për karrierën e tij për në HollyWood.

Aktori ka publikuar në profilin e tij në “Instagram”, trailerin zyrtar të serialit më të ri me titull “The Protector”, që do të shfaqet në “Netflix”.

Seriali ngre siparin me 14 dhjetor në “Netflix” dhe Çagatay, ose siç e njohim ndryshe si “Sarp”, luan në rolin e një superheroi me emrin Hakan. I riu lufton me fuqitë e mbinatyrshme për të zgjidhur misterin nga e kaluara e tij dhe del në përfundimin se e mira fiton gjithmonë.

Në serialin me 10 episode, aktrojnë edhe aktorët e njohur turk si Ayça Aysin Turan, Mehmet Kurtulus, Hazar Erguçlu, Okan Yalabik.

Article Logic
Execution time: 0.0040960311889648