INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UEFA nis procedurën ndaj Ronaldos, ja sa pritet të dënohet

UEFA nis procedurën ndaj Ronaldos, ja sa pritet të dënohet

Publikuar më: 15:40 21-09-2018

Një karton i kuq për Cristiano Ronaldon që në minutën e 29' të debutimit në Champions League, duket se nuk do ta mbyllë këtë çështje, pasi UEFA ka konfirmuar se janë hapur procedurat disiplinore ndaj CR7 pas incidentit të tij me Jeison Murillon.

Cristiano Ronaldo rrezikon ta paguajë shtrenjtë kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Valencias dhe Juventusit në “Mestalla”.Nëse interpretimi është një ndërhyrje dhe jo sjellje antisportive, atëherë pezullimi është 1 ndeshje, por nëse arbitri dhe asistenti i tij e vlerësuan gjestin e tij si sjelljee dhunshme atëherë ndëshkimi nga rregullorja e UEFA është 3 ndeshje pezullimi.

Por në raste të tilla, UEFA përdor provën televizive edhe nëse arbitri e ka parë dhe gjykuar vetë episodin. Nëse Ronaldo do të dënohet me 3 ndeshje pezullim do të humbasë jo vetëm sfidën me Young Boys, por edhe 2 ndeshjet me Manchester United.

 

Article Logic
Execution time: 0.0044989585876465