INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përplas nga një automjet pranë Kryeministrisë, vdes shefi i Gardës

U përplas nga një automjet pranë Kryeministrisë, vdes shefi i Gardës

Publikuar më: 11:19 25-05-2018

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën shefit të Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës, Martin Nikës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes pranë Kryeministrisë në Tiranë. 50-vjeçari sapo kishte kryer kontrollin e shërbimit të Gardës së Republikës kur është goditur nga njw automjet. Shefi i Gardës nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra. Nika ka qenë në këmbë kur është goditur nga makina. Policia ka arrestuar shoferin e mjetit që aksidentoi për vdekje 50-vjeçarin. Albert Memia, 31 vjeç drejtues i mjetit tip Volkswagen Passat është autori i ngjarjes. Martin Nika ka qenë më parë shef i shoqërimit të delegacioneve. Ai ka shoqëruar personalitete si presidentin Bush, Papa Françeskun si edhe zonjën Clinton gjatë vizitave në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0040140151977539