INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U gjet i pajetë pak ditë më parë, zbulohen detajet tronditëse për Mac Miller, ish-in e Ariana Grande [FOTO]

U gjet i pajetë pak ditë më parë, zbulohen detajet tronditëse për Mac Miller, ish-in e Ariana Grande [FOTO]

Publikuar më: 20:33 13-09-2018

Të premten që lamë pas u nda nga jeta reperi i njohur Mac Miller. 26-vjeçari ka pasur në një lidhje 2-vjeçare me këngëtaren e njohur Ariana Grande, lidhje e cila mori fund pak muaj më parë. Vdekja tragjike e reperit të famshëm Mac Miller shokoi jo vetëm industrinë e muzikës por edhe kolegët e sidomos fansat e tij. Mijëra njerëz i kanë shkruar ish të dashurës së tij, Ariana Grande duke e bërë fajtore për humbjen e Mac Miller.

Natën para se reperi Mac Miller të ndahej nga jeta, ai mblodhi një grup miqsh për të kaluar pak kohë me ta. Ata qëndruan bashkë deri në orët e para të të premtes së 7 shtatorit. Trupi i Mac Miller u gjet i pajetë rreth mesditës së të premtes.

Burime pranë policisë thonë për “TMZ” se Miller kishte ndërrruar jetë shumë orë përpara se oficerët e policisë të gjenin trupin. Ata shkuan në apartamentin e tij pasi dikush kishte njoftuar se 26-vjeçari nuk merrte dot frymë. Gjithashtu burimet thonë se pranë tij ishin gjetur sasi të lëndëve narkotike, pavarësisht se policia është përpjekur që t’i fshehë gjurmët. Megjithatë rezultatet e vërteta do i tregojë autopsia e cila pritet të dalë së shpejti.

ba5a04e1f304980c2dac7568723c7c47.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994