INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U arrestua se ndërmjetësonte për marrjen e provimeve me lekë, kush është sekseri përkrah Taulant Ballës... [FOTO]

U arrestua se ndërmjetësonte për marrjen e provimeve me lekë, kush është sekseri përkrah Taulant Ballës... [FOTO]

Publikuar më: 22:30 17-10-2018

Policia e Elbasanit ka bërë me dije finalizimin e operacionit “Sezoni”, ku janë arrestuar tre shtetas, të cilët kryenin rolin e sekserit, për të marrë provimet në këmbim të vlerave monetare.

Policia bëri të ditur se shtetasit e arrestuar janë:

1-Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.

2-Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.

3-Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.

Por në një foto të siguruar nga Fax Web, shihet Medi Hana me deputetin e Partisë Socialiste Taulant Balla. Hana kryente rolin e sekserit mes mes studentëve dhe pedagogëve të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, ndërsa më herët ka qenë drejtor i gjimnazit në Përrenjas.

wvb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598