INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump-it i ngjitet letra e tualetit [VIDEO]

Trump-it i ngjitet letra e tualetit [VIDEO]

Publikuar më: 14:37 05-10-2018

Ka arritur edhe njëherë të tërheqë vëmendjen. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka fituar vëmendjen e mediave, pasi derisa po hynte në aeroplanin presidencial Air Force One, në këpucën e tij ishte kapur një letër tualeti, të cilën derisa po ngjitej shkallëve e tërhiqte zvarrë. Trump kishte një javë të ngjeshur, duke filluar nga fjalimi drejtuar kombit, çështja e Prokurorit Brett Kavanaugh e deri te pretendimet për evazion fiskal. Duket se vetëm Trump nuk e kishte vërejtur që letra e tualetit i ishte ngjitur në këpucë, dhe kështu ngjitej shkallëve sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Por ky detaj nuk i shpëtoi kameramanëve të televizioneve amerikane, që arritën ta filmojnë këtë moment.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037481784820557