INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trekëndëshi i dashurisë mes Kendall Jenner me Anwar Hadid dhe Ben Simmons, supermodelja: Nuk dua asgjë serioze!

Trekëndëshi i dashurisë mes Kendall Jenner me Anwar Hadid dhe Ben Simmons, supermodelja: Nuk dua asgjë serioze!

Publikuar më: 13:08 10-06-2018

Supermodelja Kendall Jenner shokoi të gjithë kur u pa duke u puthur me vëllain e vogël të motrave Gigi dhe Bella, Anwar Hadid. Ajo vetëm para pak ditësh u pa në takime romantike me basketbollistin e njohur Ben Simmons. Të gjithëve na lindi pyetja “Kendall çfarë po bën kështu?”

PAY-EXCLUSIVE-Kendall-Jenner-is-living-her-best-single-life-kickin-it-with-NBA-star-Ben-Simmons-o.jpg

 

Ky trekëndësh i dashurisë ka shumë pyetje dhe të gjithë po mendojmë se si mund të jetë ndjerë Ben Simmons kur pa foton që Kendall puthej me Anwar. Ndërkohë nga ana tjetër motrat Gigi dhe Bella nuk kanë asnjë kundërshtim që shoqja e tyre Kendall të jetë me Anwar-in.


Por sipas burimeve të HollywoodLife thonë që Kendall është një shpirt i lirë dhe nuk ka asnjë qëllim që të krijojë një lidhje të qëndrueshme me një mashkull. Burimet kanë shtuar më pas që Kendall ia ka bërë të ditur basketbollistit që ajo nuk do asgjë serioze dhe nuk është e interesuar që të ketë një lidhje me të.


Mesa duket modelja i pëlqen të dy djemtë dhe nuk ka ndërmend që të zgjedhë një midis tyre. HollywoodLife shkruan se të djemtë si Ben edhe Anwar i dinë qëllimet e Kendall. Edhe pse ia kanë pak merakun vëllait të Gigi-t pasi burimet kanë shtuar se ai është vetëm 18 vjeç, shumë i fiksuar pas Kendall dhe kanë frikë se mos ai bie në dashuri me të.


Kendall është duke luajtur me zjarrin, por asaj sërish nuk i intereson. Ajo është e re (vetëm 22 vjeç), e bukur, e lirë dhe do të shijojë jetën pa shumë drama.

 Untitled.png

Article Logic
Execution time: 0.0036711692810059