INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Terroristët s’duan t’ja dinë që është muaji i shenjtë i Ramazanit, paralajmërohen sulme[FOTO]

Terroristët s’duan t’ja dinë që është muaji i shenjtë i Ramazanit, paralajmërohen sulme[FOTO]

Publikuar më: 10:47 15-05-2019

SHBA paralajmëron shtetasit e vetë që po pushojnë në botën arabe të bëjnë kujdes se mund të ketë sulme terroriste. The Indipendent shkruan se Ambasada e SHBA-së dhe Konsullata e Përgjithshme në Emiratet e Bashkuara Arabe në profilin e tyre në Twitter kanë bërë me dije se: "Qytetarët amerikanë janë të inkurajuar fuqimisht për të ruajtur një nivel të lartë të vigjilencës dhe të jenë të përgatitur për çfarëdolloj situate”.

Paralajmërimi vjen për shkak të sulmeve të dronëve të armatosur në dy stacionet e pompimi të naftës në Arabinë Saudite. Mësohet se Houthët në Jemen kanë marrë përsipër autorësinë e këtij sulmi.
Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë këtë sqarim:
"Të dyja informacionet historike dhe aktuale sugjerojnë se Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, ISIS, Al Kaeda dhe organizatat e lidhura me ta vazhdojnë të planifikojnë sulme kundër objektivave perëndimorë. Këto sulme mund të përdorin një gamë të gjerë taktikash, duke përfshirë operacionet vetëvrasëse, vrasjen, rrëmbimin, dhe bombardimet. Grupet rebele që veprojnë në Jemen kanë sinjalzuar se do të sulmojnë vendet fqinje, duke përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe përmes raketave dhe sisteme ajrore pa pilot siç janë dronët".
Po dhe Këshilli i Jashtëm i Udhëtimit të Mbretërisë së Bashkuar për Emiratet e Bashkuara Arabe ka folur për këtë çështje, duke ju kërkuar amerikanëve që në rast të ndonjë incidenti të monitorojnë raportet e medias lokale dhe të ndjekin këshillat. Sipas tyre terroristët kanë gjasa të përpiqen të kryejnë sulme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

ammmmok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887