INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të varur pas lojërave kompjuterike? Mund të keni çrregullim mendor...

Të varur pas lojërave kompjuterike? Mund të keni çrregullim mendor...

Publikuar më: 16:36 29-05-2018

Ka një kufi deri kur një hobi mund të quhet normal. Organizata Botërore e Shëndetit, po mendon ta shtojë varësinë ndaj lojërave në listën e çrregullimeve mendore. Ata mendojnë që sjellja ndaj lojërave mund të kalojë në çrregullim nëse ka këto karakteristika: -

nëse një person humb kontrollin për shkak të lojës

-nëse nis t'i japë prioritet lojës përpara interesave dhe aktiviteteve të tjera dhe

- nëse vazhdon të luajë pavarësisht pasojave të dukshme negative.

Përgjigjet pohuese në secilin prej rasteve, do ta shtonin dëshirën e tepruar për lojërat në telefon dhe kompjuter, në listën e sjelljeve të tjera problematike si kumari, përdorimi i alkolit, marijuanës etj.

Më shumë në këtë kategori: «
»
Article Logic
Execution time: 0.0034868717193604