INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë aludojnë për marrëdhënien e tyre, por tani Robert Berisha flet për ndarjen nga Nora Istrefi: 'Është normale' [FOTO]

Të gjithë aludojnë për marrëdhënien e tyre, por tani Robert Berisha flet për ndarjen nga Nora Istrefi: 'Është normale' [FOTO]

Publikuar më: 18:06 17-05-2019

Marrëdhënia e Nora Istrefit dhe Robert Berisha është komentuar dhe aluduar gjithmonë në mediat rozë ku shpesh hamendësohet se çifti mund të jetë ndarë.

E megjithatë publikisht nuk kanë folur as Nora dhe as Roberti, të paktën deri së fundmi.

Robert Berisha në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Gjesi” në T7 kur u pyet në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar shpesh për raportin e tij me Nora Istrefin, Roberti tha se mediat priren të publikojnë menjëherë lajmet e këqija.

Megjithatë ai u shpreh se nëse ndarja ndodh, kjo është diçka normale që duhet të pranohet. Kjo nuk duhet të merret sikur vërtet po ndodh në raportin e tij me Norën.

“Nëse ka diçka të vërtetë, shumë shpejt merret vesh. Edhe është diçka normale edhe nëse është e vërtetë. Është shumë gjë normale”, është shprehur këngëtari.

“Për t’i qetësuar të gjithë, s’ka asgjë të vërtetë në ato që po shkruhen, apo jo?”, e pyet moderatorja.

“Jo jo, shëndoshë e mirë, çdo send është në rregull.”- është përgjigjur Roberti. “A e ke parë, të këqijat merren vesh shpejt, të mirat s’i besojnë njerëzit”, u shpreh Roberti.

rhnjer5yjn.jpg

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.012333154678345
    array(1) { ["section"]=> string(125) "te-gjithe-aludojne-per-marredhenien-e-tyre-por-tani-robert-berisha-flet-per-ndarjen-nga-nora-istrefi-eshte-normale-foto-94054" }