INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjesh gjak nëpërmjet facebookut, ja çfarë po ndodh në Indi [VIDEO]

Të gjesh gjak nëpërmjet facebookut, ja çfarë po ndodh në Indi [VIDEO]

Publikuar më: 15:09 28-09-2017


Të gjithë përdoruesit e facebookut në Indi duke nisur nga 1 tetori do kenë mundësinë të regjistrohen si dhurues gjaku apo të gjejnë në mënyrën më të shpejtë një donator.
Kjo ka qenë nisma më e fundit që facebook ka ndërmarre për këtë shtet ku dita kur do vendose në jetë ky projekt përkon me ditën kombëtare të donatorëve të gjakut.
Rastet kur familjet apo pacientët kanë kërkuar donatorë nëpërmjet mediave sociale kanë qenë të shumtë gjë çka e ka bërë dhe kompaninë facebook të ndërmarrë këtë nisëm për tiu ardhur në ndihmë.
Nëpërmjet kësaj nisme pacientët apo dhe donatorët do të informohen me kërkesat më të fundit dhe spitalet më të afërta ku mund të dhurojnë gjakun.
Nëse një person ka nevojë për gjak ai i duhet vetëm të bëjë një postim me grupin e gjakut që i duhet sasia, koha kur i duhet dhe informacionet të tjera kontakti.
Menjëherë sapo ta postojnë kërkesën e tyre të gjithë personat e regjistruar në këtë "fushat" do të njoftohen nëpërmjet një njoftimi.
E përveç kësaj facebooku ka krijuar dhe një mekanizëm për të ruajtur privatësinë e anëtarëve që i janë bashkuar kësaj risie.
Kjo nismë do jetë e aksesueshme vetëm për personat që jetojnë në Indi.

 

Article Logic
Execution time: 0.00387215614319
array(1) { ["section"]=> string(72) "te-gjesh-gjak-nepermjet-facebookut-ja-cfare-po-ndodh-ne-indi-video-37701" }