INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi kamikaz në Pakistan, 20 të vdekur në prag të zgjedhjeve

Sulmi kamikaz në Pakistan, 20 të vdekur në prag të zgjedhjeve

Publikuar më: 09:35 11-07-2018

Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz të një dite më parë, ku  të paktën 20 njerëz kanë vdekur në Peshawar, një qytet afër kufirit afgan. Në një tjetër sulm mbetën të plagosur 63 persona. Ky është sulmi më vdekjeprurës në Pakistan këtë vit, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme më 25 korrik. Në një deklaratë, zëdhënësi i talebanëve pakistanezë Mohammad Khurasani tha se bombardimet e suksesshme në Peshawar janë fillimi i hakmarrjes dhe se detajet e bombardimeve vetëvrasëse, do të publikohen së shpejti. Midis të vdekurve është edhe kandidati i Partisë Kombëtare Awami (ANP), Haroom Bilour, i cili do të konkurronte për zgjedhjet e këtij muaji. Babai i Bilour,  ish ministri Bashir Ahmed Bilour, u vra gjithashtu në një sulm kamikaz të kryer nga talebanët pakistanezë në 2012. Pothuajse 372,000 punonjës të sigurisë do të vendosen për të siguruar që njerëzit që shkojnë në votime të jenë të mbrojtur.

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166