INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim/ Seriali '13 Reason Why' ndihmoi shumë të rinj të raportonin abuzimet seksuale

Studim/ Seriali '13 Reason Why' ndihmoi shumë të rinj të raportonin abuzimet seksuale

Publikuar më: 16:00 28-03-2018

Televizioni është një medium tepër i fuqishëm, që ka aftësinë të ndikojë në mendimet dhe ndjenjat e milionave njerëzve nga e gjithë bota.

Këtë gjë e vërteton dhe një studim i fundit nga Netflix dhe universiteti i Northwestern.

Hulumtimet u bazuan tek reagimet e adoleshenteve dhe prindërve pas daljes se serialit "13 reason why" , një film ku tematikë kryesore kishte bullizmin, ngacmimet seksuale dhe vetëvrasjet që kryhen në gjimnaz.

Studiuesit i përqendruan kërkimet e tyre tek 6.200 pjesëmarrës mes tyre adoleshent dhe prindër, nga Britania e Madhe, SHBA, Brazili dhe Australia.

Pjesëmarrësit pasi panë filmin u pyetën se çfarë mendimi kishin për ngacmimet në gjimnaze, shkruan intv.la

Një nga aspektet më të rëndësishme të studimit ishte zbulimi nëse seriali do ti ndihmonte adoleshentet të tregonin problemet e tyre prindërve.

Rezultatet treguan se 65% e prindërve raportuan se fëmijët e tyre pasi ndoqën serialin nisën të bisedonin me ta për problemet që i shqetësonin.

Të dhënat treguan se 75% e të rinjve raportuan se kishin kaluar ngacmime të njëjtat me ato që trajtoheshin në film, dhe 70% raportuan se seriali "13 reason why" i bëri të mendonin më shumë.

Duke marrë parasysh ndikimin që pati ky serial producentët dhe psikologet kanë lajmëruar që do shfaqin një tjetër sezon të "13 reason why" i cili do trajtojë një nga temat më shqetësuese tek adoleshentet, përdorimin e dograve./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0042221546173096